Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka nisur ditën duke ngritur shqetësimin se pse ka kaq shumë vdekje nga koronavirusi në Shqipëri, ku sipas tij spitalet nuk janë të mbingarkuara.
Ylli Manjani tha:
“Bravo! I ka rënë pikës. Këto pyetje kërkojnë përgjigje, të mirëmenduara madje, jo si përgjigjiet për infermierin pompist.
Kemi të bëjmë me jetë njerëzish dhe spitalet tona nuk kanë aspak ngarkesën e spitaleve të Italisë. Skanë madje ngarkesë fare.
Atëhere përse kaq shumë vdekje?! Përse ky moskoordimin fatal ndërmjet indektivit-sanatoriumit-testit?!!!
Humbet kohë e çmuar, të paktën 5 orë, sepse megjithse konstatimet imazherike janë të qarta që pacienti është ne pneumoni bilaterale,pa u bërë tamponi nuk hospitalizohet dot!!!
Ç’a është ky protokoll?!
E persëris: spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.
Ndaj, jam 100% dakort me pyetjet dhe llogjikën e Aranita Brahajt.”, shprehet Manjani teksa shpërndan postimin e kësaj të fundit.
Diskutime rreth kësaj post