Një tjetër histori e dhimbshme vjen nga tragjedia që la pas tërmeti. Është historia e 15-vjeçares, Drita Cakoni, të cilën e kërkonte me pasaportë në dorë daja i saj, pasi i ati ishe nxjerrë pak orë pas i pajetë nga rrënojat e ndërtesës ku ata banonin.
Por vajza u shua nga kjo jetë së bashku me babanë e saj, Kastriot Cakoni. Daja i saj, i cili po e kërkonte i dëshpëruar dhe me ndihmën e mediave dhe lutej se kush e kishte parë ta vinte në dijeni, mësoi sot fatin e saj tragjik.
Fatkeqësisht, ai mori lajmin se trupi i 15-vjeçares ishte në morgun e spitalit të Lezhës.
Diskutime rreth kësaj post