Rrjetet sociale gëluan ndaj padrejtësisë që po i bëhej shqiptarëve të Kosovës, të cilët ishin drejtuar drejt Shqipërisë, për të sjellë ndihmat e tyre drejt vendit tonë. Ata po detyroheshin të paguanin taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit.
Mirëpo, ditën e sotme, Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, bëri me dije se që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjitha makinave; individëve shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj. të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti.
Këto grupe personazh do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundimin e situatës emergjente.
Diskutime rreth kësaj post