• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Hidhet shorti i Europianit U-21, goglat vendosin sërish përballë Shqipërinë e Kosovën

29 January, 2021
në Sport
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Goglat e vendosin Shqipërinë sërish përballë Kosovës. Dhe ndodh pikërisht aty ku ishte bërë sefte më parë, tek eliminatoret e Europianit për moshat deri në 21 vjeç. Kjo është sa e bukur, por edhe stresuese për lojtarët e stafin, pasi ka një duel brenda llojit. Kështu, Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshën U-21 është njohur sot me kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, e vendosi Shqipërinë në Grupin G bashkë me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën.

Tri nga këto skuadra, e më konkretisht Anglinë, Kosovën dhe Andorrën, kuqezinjtë i kishin rivalë edhe në eliminatoret e Kampionatit Europian 2021, që u mbyllën nëntorin e vitit të kaluar. Ndeshjet e grupeve të Europianit për moshën U-21 do të luhen duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ndeshjet e fazës “play-off” do të luhen në shtator të vitit 2022. Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023. Shorti i sotëm përcaktoi 9 grupet e fazës eliminatore të Europianit, nga të cilat 8 janë me nga 6 skuadra, ndërsa një grup ka 5 skuadra.

Nëntë vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale së bashku edhe me vendin e dytë më të mirë të eliminatoreve. Ndërsa 8 vendet e tjera të dyta do të përballen në “play-off” për të përcaktuar edhe katër skuadrat e fundit që do të sigurojnë biletën për në fazën finale të Europianit. Pas një fushate të suksesshme në eliminatoret e Europianit të kaluar, kuqezinjtë u ngjitën këtë herë në vazon e katërt nga gjashtë në total së bashku me skuadra si Skocia, Uellsi, Hungaria, Finlanda, Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut. Paraqitjet e fundit pozitive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Alban Bushi e kanë ngjitur Shqipërinë në renditjen e UEFA-s.

Bushi: I njohim rivalët, do të provojmë kualifikimin?

Menjëherë pas shortit, në një prononcim për Fshf.org, trajneri i skuadrës kuqezi, Alban Bushi është shprehur se ky grup është një grup i fortë, duke konsideruar avantazh njohjen e tre prej pesë kundërshtarëve. “

Shorti është shumë i fortë, si të gjithë shortet në përgjithësi kur bien, por mendoj që kemi një favor këtë herë, sepse njohim mirë tre nga ekipet, Andorrën, Kosovën dhe Anglinë. Dy ekipet e tjera, Çekinë dhe Slloveninë, pak a shumë dihet futbolli i tyre, futboll i fortë, luftë në ajër. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Kemi lojtarë shumë të mirë, pothuajse 80% e ekipit janë nga sezoni i kaluar dhe kjo na bën që të ndihemi mirë, të përforcohemi me lojtarë akoma të rinj, siç kanë ardhur nga U-19 dhe nga U-20 dhe mendoj që do bëjmë më të mirën”, u shpreh Bushi.

Më tej, trajneri i Shpresave foli edhe për objektivin e Shqipërisë në këto eliminatore, teksa theksoi se skuadra do të japë gjithçka për të provuar kualifikimin për në fazën finale. Nëse Shqipëria arrin në vendin e dytë mund të sigurojë pjesëmarrjen në “play-off”.

“Objektivi ynë është që të bëjmë gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje për ta fituar atë, por gjithsesi edhe të furnizojmë ekipin kombëtar A. Por këtë sezon do të futemi siç jemi futur te të gjithë sezonet e mëparshme për të fituar pothuajse çdo ndeshje. Ndeshjen e parë e kemi me Andorrën në qershor. Uroj ta fillojmë atje me këmbë të mbarë dhe çdo gjë të ecë mirë. Kemi një ekip shumë të fortë dhe kemi bërë mirë në eliminatoret e kaluara, ndaj shpresoj që të bëjmë mirë edhe në këto eliminatore. Ne mund të shkojmë shumë lart sepse kemi lojtarë shumë të mirë, por gjithsesi duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje. Kur jemi të mobilizuar 100%, ne bëjmë gjëra shumë të mira. Unë këtë u kërkoj lojtarëve dhe këtë do t’u kërkoj edhe këtë sezon, dhe uroj me shpresën e Zotit, të kualifikohemi”, tha ndër të tjera trajneri Alban Bushi në prononcimin e tij.

Paraardhëse

Gjykata Supreme lë jashtë gare Albin Kurtit, por ja çfarë ndodh nëse partitë s’i heqin kandidatët e dënuar nga lista

Pasardhëse

Programi i LSI, Kryemadhi: Do sjellim 5 ide të reja që nuk ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptarëve

Pasardhëse

Programi i LSI, Kryemadhi: Do sjellim 5 ide të reja që nuk ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.