Gjykata Supreme vendosi sot që të lerë jashtë garës liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë për shkak të dënimit.
Por çfarë ndodh nëse partitë nuk i heqin kandidatët e dënuar nga lista?
Duke qenë se partitë nuk e kanë shfrytëzuar afatin për zëvendësimin e kandidatëve që patën probleme me ligjin, listat e tyre do të jenë minus këta kandidatë.
“Nuk certifikohen ata kandidatë që nënkupton se listat e atyre partive janë minus ata kandidatë. Për shembull lista certifikohet, por partia ka të drejtë të dërgojë sa të do kandidatë për deputet, por konsiderohet se i ke në garë ata kandidatë që s’kanë probleme me ligjin.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë dhe ai duhet të respektohet”– tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Diskutime rreth kësaj post