Shqiptari 18-vjeçar Xhoni Mustafaraj, futbollist profesionist që jeton 15 km nga Codogno, zona ku dhe u zyrtarizua pacienti një në Itali me koronavirus, kontaktoi emisionin investigativ “Le Iene”, për të treguar historinë e tij.
Me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, humbjen e shijes dhe të nuhatjes, u shtrua më 2 shkurt në Lodi, duke ndenjur për 2 javë me maske me oksigjen në terapi intensive. Javën e kaluar bëri testin sierologjik, duke zbuluar se kishte zhvilluar antritrupat për Covid-19.
Flitet shpesh, prej analizave epidemiologjike, që mund të ketë pasur raste të tjera të mëparshme, sidomos në zonën e kuqe të Lombardisë, përpara pacientit një, Mattia, që më 21 shkurt në Codogno shënjoi nisjen e epidemisë në Itali.
Xhoni kontaktoi emisionin italian më 20 maj pikërisht prej dyshimeve me origjinën e Covid në Itali. Pasi zbuloi se kishte antitrupat ndaj koronavirusit, nuk ka më dyshime se djaloshi e ka kaluar sëmundjen, edhe pse nga testet nuk ka ende siguri të plotë.
18-vjeçari rrëfen se iu deshën 2 muaj të rimarrë veten, humbi mbi 10 kilogramë në peshë, por ja doli të shërohej. Xhoni dyshon fort se sëmundja e tij ishte rrjedhë e infektimit nga koronavirusi por që nuk iu vërtetua pasi nuk ishte shpallur ende emergjenca e virusit. “Qe e vështirë”, kujton Xhoni sidomos ditët në terapinë intesive.
“Rezulton se unë jam tani negativ për koronavirusin, por që kam zhvilluar antitrupat”, ka thënë i riu shqiptar. Ai tha se nuk ka bërë asnjëherë tamponin dhe se të njëjtat simtoma i ka pasur edhe i ati, por autoritetet shëndetësore i thanë të qëndronte për dy javë në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post