Në seancën e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi është diskutuar edhe për kërkesat për lirim të përkohshëm.
Prokurorja është shprehur se sa i takon mocionit për lirim të përkohshëm për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçit është refuzuar.
“Sa i takon mocioneve paraprake ne nuk shikojmë ndonjë bazë sa i takon shtyrjes. Sa i takon kërkesës për mocionet për lirim të përkohshëm, prokuroria është kundër këtyre kërkesave, dhe fuqimisht ne e kemi parashtruar dje përgjigjen tonë sa i përket z. Thaçi, e kemi dhënë këtë përgjigje dje brenda afatit”, – ka thënë ajo.
Diskutime rreth kësaj post