Kryeministri Rama ndodhet në Vlorë ku ka inspektuar shkollën ’24 Maji’, e cila falë ndërhyrjes së Bashkisë është shndërruar në një shkollë model.
“Vlorë – Shkolla e rilindur “24 maji” ku falë një investimi model të Bashkisë Vlorë, me mbështetjen e qeverisë, fëmijët dhe mësuesit do të kenë kushte optimale në vitin e vështirë shkollor që po nis.
#ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.
Pikërisht nga Vlora, Rama ka folur për rikthimin në bankat e shkollës më 14 shtator në kohë pandemie. Në fjalën e tij, Rama ka marrë shembull nga vetja duke treguar se është shumë e vështirë që të bindë djalin e tij të vogël, Zahon që t’u qëndrojnë larg shokëve.
“Është situatë e vështirë dhe duhet durim. Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun, pse duhet ta mbash larg? Ndërkohë që i kemi mësuar ndryshe; përqafoje shokun,” -u shpreh Rama nga Vlora.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post