• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapja e ambasadave, Lulzim Basha kujton 2 Korrikun: Pas 32 vitesh shqiptarët ende ikin, kohë për reflektim

2 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot 2 Korrikun 1990, hapjen e ambasadave të huaja në Tiranë, ku në një shënim në rrjetet sociale, Basha shkruan se shqiptarët rrëzuan murin e diktaturës, në një akt guximi qytetar.
Ish-kryedemokrati thotë se në atë kohë sytë e shqiptarëve ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë. Basha shton se fatkeqësisht 32 vite më vonë, qytetarët janë në të njëjtën situatë, që duan të ikin masivisht nga vendi.
Gjithashtu, ish-kryetari i PD, thekson se kjo ditë shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet.

Reagimi i plotë nga Lulzim Basha:

“Më 2 Korrik 1990, duke u futur nëpër ambasadat perëndimore, shqiptarët rrëzuan murin e parë të diktaturës, në një sfidë vendimtare ndaj regjimit komunist, që atë verë do të niste fillimin e fundit të tij. Një akt guximi qytetar, që do të kristalizohej pak muaj më vonë me Lëvizjen Studentore, e cila çeli rrugën e demokracisë për aq gjatë të mohuar dhe afroi përsëri Shqipërinë me Perëndimin.

Atëbotë, sytë e çdo shqiptari ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, ashtu siç fatkeqësisht janë ende sot, sepse sfida për ta e ka ngritur Shqipërinë në lartësinë e aspiratës për ta bërë si gjithë Europa, e cila mbetet ende e papërmbushur. Fatkeqësisht, 32 vite më vonë, shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive, të një jete më të mire për veten dhe familjet e tyre.

Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben, ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar”, shkruan Basha.

Paraardhëse

Erkand Qerimaj, sot në pedanë për medalje

Pasardhëse

Martohet aktorja e famshme turke, dalin pamjet e para nga dasma në Ohër

Pasardhëse

Martohet aktorja e famshme turke, dalin pamjet e para nga dasma në Ohër

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.