Deputeti demokrat Korab Lita me një gjuhë të ashpër ka hedhur një lumë kritikash për të gjitha klasat politike në vend. Sipas tij të gjithë aktorët po tentojnë të sabotojnë me çdo kusht reformën në drejtësi dhe është kjo klasë politike e cila e ka tërhequr zvarrë Shqipërinë përgjatë tre dekadave.
Ai shtoi se rrënjët e krizës së sotme janë mbjellë 11 vite më parë, kur palët ndryshuan me konsensus kushtetutën brenda natës.
“Kjo seancë ngjason me atë shprehjen popullore: Hajduti thotë kap hajdutin”. Çfarë mund të presësh më shumë nga kjo klasë politikë, e cila prej 30 vitesh e tërheq zvarrë Shqipërinë. Kjo ndodhi edhe në prill të 2008, brenda një nate u ndryshua Kushtetuta dhe kjo është zanafilla e asaj që në po përjetojmë sot. Kanë kaluar mbi 5 vjet dhe akoma do të vazhdohet me sabotimin e reformës në drejtësi, por durimit të shqiptarëve po u vjen fundit. Presidenti i pari po kontribuon për bllokimin e institucioneve dhe ju bëj thirrje. Kështu e duan sot Shqipërinë, pa institucione” -tha ai.
Diskutime rreth kësaj post