• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hajdari komenton vendimin e Kushtetueses për lista të hapura: Thirrje parlamentit të ardhshëm, mos shikoni partitë, por vendin

1 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka komentuar nga foltorja e parlamentit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme që i dha të drejtë kauzës së partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Bindjes Demokratike. Hajdari tha se është një vendim në dobi të qytetarëve shqiptarë.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ky vendim kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë së bashku me disa kolegë këtu, për hapjen e listave të deputetëve për zgjedhjet parlamentare. Gjykata Kushtetuese dje na dha të drejtë ne, që thoshim se ndryshimet e Kodit Zgjedhor në minutën e fundit dhe duke futur atë pjesë të hiles që u pa fare qartë, herësin në kodin zgjedhor dhe njëherë i mbylli listat dhe ia dha ekskluzivisht në dorë kryetarit të partisë për të bërë listat e kandidatëve. Ndaj mendoj që ky vendim është tejet kurajoz, i drejtë dhe në dobi të fuqizimit të qytetarëve shqiptarë. Ne nuk duhet të jemi naivë. Prapë do gjeni metoda, marifete për të sajuar një metodë tjetër për t’i mbajtur listat e mbyllura, por sërish mendoj që ne duhet të bëjmë një lloj reflketimi që i duhet këtij vendi”, deklaroi Hajdari.

Ajo tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci, ka nevojë që njerëzit të kenë disa pika referimi të shëndetshme dhe të moralshme.

“Ata kanë nevojë t’i shikojnë këta shembuj. Por sot ata nuk i kanë. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë fuqi në vendimmarrje dhe vendi ka nevojë për këtë oksigjen që vetëm demokracia ia jep, asnjë njeri tjetër. Sot është e kundërta, modeli i suksesit, apo fatkeqësisht që ecën përpara është horri me makinën e shtrenjtë që s’ka punuar as një ditë dhe ende në rrugët e Tiranës dhe nuk ndëshkohet për aktivitetin kriminal që bën. Ky është modeli që shohim çdo ditë. Një model tjetër që ne e njohim në këtë sallë, është modeli i servilizmit, i vetmi model që ka ecur përpara. Modeli më i përbuzur. Ne duhet të shkojmë përtej këtyre modeleve kaq të mbrapshta që vijnë në këtë sallë për të përfituar nga taksat e shqiptarëve. Thirrja ime të mos e përfaqësojmë këtë model.

Ne e kemi kthyer këtë sistem vlerash që duhet ta kishim ndërtuar bashkë në këtë vend. Thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30-vjeçar dhe jepuni shqiptarëve pushtetin që iu takon. Duhet që patjetër të ndryshoni sistemin zgjedhor. Duhet të kemi një sistem proporcional kombëtar. Duhet të shtrëngojmë patjetër ligjet në këtë vend dhe të ndëshkojmë në mënyrë të pakursyer, organizatat e krimit të organizuar. Vendi ynë është i mrekullueshëm, i kemi të gjitha potencialet për ta zhvilluar këtë vend”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo iu bëri thirrje deputetëve të legjislaturës së ardhshme të mos shohin partitë, por vendin.

“Ajo që bëj thirrje në legjislaturën tjetër, është që kur të ecni përpara mos shikoni partitë por vendin. Jepuani shqiptarëve demokracinë e munguar. Sa kam mundur në këto katër vite, kam bërë çfarë kam mundur për ta çuar këtë vizion përpara. Kam punuar për integrimin e vendit.

Luftova dhe për hapjen e listave dhe ne ia dolëm, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kjo punë mbaroi me sukses. Do vazhdoj të punoj dhe nesër kur të mos jem këtu. Shqipëria është e para dhe më pas partitë me radhë. Boll me sherre, me konflikte, me korrupsion, me përdorim të njerëzve. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë majtas e djathtas duke debatuar pikëpamjet e kundërta dhe duke nxjerrë më të mirën që vendi të ecë përpara”, deklaroi Hajdari.

Paraardhëse

Do ketë ‘spastrim’ të kundërshtarëve të Lulzim Bashës? Alibeaj flet për zhvillimet në Partinë Demokratike

Pasardhëse

Kuvendi voton ndryshimet në buxhet, reagon ministrja Denaj: Një marrëveshje shumë e rëndësishme për të vazhduar përpara

Pasardhëse

Kuvendi voton ndryshimet në buxhet, reagon ministrja Denaj: Një marrëveshje shumë e rëndësishme për të vazhduar përpara

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.