Analiza e PD për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit është cilësuar si mënyrë për të larguar nga kjo parti ata që nuk mbështetën kryedemokratin Lulzim Basha.
Por këto diskutime sipas anëtarit të Kryesisë së PD Enkelejd Alibeaj janë bërë nga njerëz dashakeqës ose nga ata që duan të bëjnë lajme spekulative për verën. Alibeaj tha se analiza ende nuk ka mbaruar dhe se duhet të tregohen ende drejtimet se nga duhet perfeksionuar PD.
Deklarata e Alibeajt:
“Kushdo që e ka thënë është një dashakeqës ose nuk ka lidhje me PD ose do të bëjë një lajm spekulativ për verën. Analiza ende nuk ka mbaruar, do duhet të tregohen drejtimet se nga duhet perfeksionuar PD dhe në fund gjithkush është i lirë të vendosë”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post