Të gjithë e njohim pjesën profesionale të këngëtarit Altin Sulku dhe padyshim që e dimë sa i rezervuar është kur vjen puna te jeta private.
Për ju që nuk e dini Altini është babai i dy fëmijëve i një djali të cilin ka vendosur ta quajë Roal dhe i një vogëlusheje bukuroshe, Arlës.
Arla ka lindur këtë vit në datën 1 prill në të njëjtën datë që ka lindur dhe babai i saj.
Kjo ditë për të gjithë etiketohet si “Dita e Gënjeshtrave”, mirëpo për Altinin është një ditë mjaft speciale dhe këtë gjë e tha dhe vetë këngëtari mbrëmjen e sotme gjatë intervistës në emisionin “Why Not” në Rtv Ora.
Kjo ditë është aq e veçantë sa ai nuk guxon të gënjejë dhe këtë gjë ja ka bërë të ditur dhe miqve të tij.
”Unë kam thënë mua më besoni vetëm në 1 prill, atë ditë që të gjithë gënjejnë unë jam i sinqertë. Ditë tjetër u kam thënë mos më besoni kot se unë e kam le licence mashtrimin” – thotë ai.
Diskutime rreth kësaj post