Në një takim me të rinjtë këtë të premte pas rikthimit të saj nga SHBA-të kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh të fortë, duke thënë se brezi i saj politik dështoi të “ të bëjë shtet” në Shqipëri.
E teksa ka kërkuar një arsimim më të mirë për të rinjtë, Kryemadhi është shprehur se edhe LSI ndihet “fajtore” për çka nuk është bërë e arritur në fushën e arsimimit.
“Shqiptarët me protesta e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë kapërcyer paksa. Por qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë kundërshtarëve. Të rinjtë duhet të kërkojnë një arsim më të mirë.
Ju motivojmë më shumë ju sepse ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe i vetmi mëkat që ne duhet të shlyejmë është që tju japim forcën ju, guximin dhe kurajon që ta bëni ju Shqipërinë dhe të bëhet ajo Shqipëri që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë se 30 viti e tranzicionit për hir të së vërtetës i kanë kushtuar Shqipërisë, brezave dhe i kanë kushtuar atyre shqiptarëve që nuk janë sot në Shqipëri, por kanë emigruar, por mbi të gjitha kanë rrudhur dhe kanë plakur zemrat e nënave shqiptare, të cilat qajnë cdo ditë.”-tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post