Dita e fundit e Premier League ishte skena e festës së Manchester City, që mori trofeun e kampionit. Një festë në të gjitha kuptimet, e vërtetuar nga fitorja 5-0 ndaj Evertonit të Carlo Ancelotti, që nxori në pah Sergio Agüero.
Duke hyrë në fushë në minutën e 65-të, ‘El Kun’ mori pak kohë për të lënë shenjën e tij në ndeshjen e fundit në Premier League me fanellën e ‘Citizens’, në pritje të finales së Ligës së Kampionëve, planifikuar për të shtunën, në Porto.
Për Agüero, një e ardhme me nuancat e Barcelonës duket se po shfaqet, siç pranoi Pep Guardiola në mikrofonët e BBC, edhe i përlotur për shënuesin më të mirë në hisotirnë e “qytetarëve”
Në Katalonjë, Agüero do të gjente Messin, i cili, megjithatë, së pari do të duhet të rinovojë kontratën që i skadon në qershor. “Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, Messi”, – shtoi Guardiola.
Ekziston besimi se Agüero mund të jetë i qetë në një ekip që synon të ngrihet, pas një sezoni që përfundoi vetëm me fitimin e Kupës së Mbretit. “Jam shumë i sigurt se do ta pëlqejë këtë eksperiencë të re. Dhe ndoshta Barcelona do të jetë më e fortë me të në fushë”, – saktësoi Pep.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post