Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të prezantojë kandidatët e tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit.
DEKLARATA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTIVE DEMOKRATIKE
“Më 10 tetor, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shprehu njëzëri vullnetin e plotë dhe të sinqertë për gjetjen e formave të duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet vendore, duke filluar nga e gjithë Partia Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Kjo mundësi e sinqertë bashkëpunimi, me synimin për të bashkuar çdo zë opozitar dhe për të përballur në zgjedhje një kandidat të vetëm të PD-së dhe opozitës, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD-së, ishte e vetmja zgjidhje për të përballuar regjimin e Edi Rames në zgjedhjet lokale.
Na vjen keq që në kundërshtim me angazhimin publik për “bisedime pa kushte”, mbizotëroi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 dhjetorit, duke cenuar kështu bisedimet për zgjidhjen e zgjedhjeve lokale. Anëtarë, simpatizantë dhe votues të Partisë Demokratike janë lodhur nga debati “kush është statuti aktual i Partisë Demokratike”. Ata kërkojnë zgjidhje për të bashkuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhjet vendore. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe shpërfillja e situatës së rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ne, përfshirë propozimin përfundimtar të paraqitur me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur një zgjidhje. Ky refuzim dëshmon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien e palës tjetër përballë faktit të kryer. Kjo duket edhe nga fakti se ndërkohë që palët ishin në bisedime me njëra-tjetrën, njëra palë vazhdoi me veprime të njëanshme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politikë që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.
Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informojë Kryesinë e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.”. shkruhet në deklaratën e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post