• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grigels Muçollari ngre alarmin: Biskota fëmijësh me metale dhe qumësht i rrezikshëm kanë hyrë në Shqipëri, AKU nuk merr asnjë masë

23 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, përmes një deklarate, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka denoncuar të tjera produkte të rrezikshme që kanë hyrë në Shqipëri.

Muçollari ka prezantuar tre dokumente të ardhura nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, ku bëhet e ditur se në Shqipëri ka hyrë biskota me copa metali për fëmijë, ka hyrë qumësht i rrezikshëm dhe domate me nivel të lartë pesticidi.

Sipas tij, Mungesa e sigurisë ushqimore në vend është tronditëse.

Gjithashtu, Muçollari u shpreh se; “të gjitha dështimet dhe korruptimet e Rilindjes në këto 11 vite kanë lënë gjurmë në jetën e secilit”.

Deklarata:

“Mungesa e sigurisë ushqimore në vend është tronditëse dhe me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Të gjitha dështimet dhe korruptimet e Rilindjes në këto 11 vite kanë lënë gjurmë në jetën e secilit. Por pasiguria ushqimore ka efekte të pakthyeshme, dhe këtë e tregojnë shifrat në rritje të sëmundjeve, që vijnë kryesisht nga ushqimet e dëmshme.

Sot do të bëjmë publike 3 raste që dëshmojnë se sa kriminale është qeveria dhe levat e saj.
Autoritetet e vendeve fqinje dhe të BE njoftojnë se produkte me përmbajtje të lëndëve të rrezikshme janë futur ne territorin shqiptar dhe kanë përfunduar në treg.

Qeveria Shqiptare, nëpërmjet AKU dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, nuk kryejnë detyrën e parashikuar në ligj.

Ky mosveprim do të thotë që lëndë të dëmshme, helmuese, apo kancerogjene futen në trupin e fëmijëve, të moshuarve e të çdo shqiptari që i konsumon.

Nga ky sulm, do të duhej të na mbronte qeveria, me Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Sipas këtij dokumentit të siguruar nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, Italia fqinje na bën me dije që në territorin shqiptar është futur një sasi me biskota për fëmijë me përmbajtje copëza metali të panjohura.

Qeveria nuk e ka kryer detyrën, që është komunikimi i riskut për publikun apo bllokimi i këtij malli. Biskotat me prani grimcash metalike janë shitur lirisht në tregjet tona duke vënë në rrezik serioz shëndetin e fëmijëve.

Një tjetër dokument i datës 8 shkurt që vjen nga Zvicra njofton se në vendin tonë ka hyrë një sasi e konsiderueshme domatesh te thata nga Tunizia, me përmbajtje të lartë të pesticideve të ndaluara.

Sërish Qeveria nuk e ka kryer detyrën për informimin e publikut. Sërish asnjë masë të marrë nga AKU.

Një tjetër dokument, i 17 prillit, tregon sinjalizimin e ardhur nga Estonia për proteinën e qumështit, me rrezikshmëri te lartë. Sërish AKU nuk e ka kryer detyrën të parashikuar në ligj për informimin efikas të publikut, dhe askush nuk e di, nëse është bërë ndalimi i tregtimit të këtij produkti.

Komunikimin e riskut ne lidhje me këto produkte, detyrë ligjore e AKU, e kryen Qendra Alert nëpërmjet uebsitit të saj. Një organizatë jo fitimprurëse për mbrojtjen e konsumatorëve me buxhet fare modest gjen përgjegjësinë që duhet të kishte një qeveri e tërë për të garantuar sigurinë ushqimore.

Pse Institucionet përgjegjëse nuk e zbatojnë ligjin?

Mungesa e përgjegjësisë dhe korrupsioni galopant qe ka pushtuar zyrat e shtetit janë arsyet që këta zyrtarë të Rilindjes rrezikojnë shëndetin e fëmijëve e te moshuarve dhe të gjithkujt që ushqehet ne territorin shqiptar, demokratë, socialistë apo të pa parti qofshin.

Siguria ushqimore është çështje e sigurisë kombëtare. Kushdo që rrezikon jetën e njerëzve, duhet dhe do të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike e ka një prej angazhimeve kryesore sigurinë ushqimore. Ekspertët tanë po punojnë për një program me zgjidhje të qarta.

Siguria ushqimore, siguria e jetës, siguria e së ardhmes ndërtohen vetëm me zgjedhje të lira dhe me qeveri të përgjegjshme”, u shpreh ai.

Paraardhëse

Kurti kritikon BE-në për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe

Pasardhëse

Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli shfaqet me shenja në kokë (FOTO)

Pasardhëse

Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli shfaqet me shenja në kokë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Nga lajme2
14 July, 2025
0

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të...

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen 18 administratorë në bashkinë Elbasan

14 July, 2025

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

10 July, 2025

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.