Për Paskal Milon nuk ka marrëveshje të fshehtë me Greqinë. Sipas tij, shqiptarët duhen sqaruar.
“Nga ndjekja e komenteve që po bëhen këtu dhe në Greqi në lidhje me çështjen, vihet re sa rëndësi ka transparenca në diskutimin e çështjeve të tilla delikate. Deklarata e kryeministrit grek, e bërë në një kontekst tjetër, ngjalli komentet nga më të ndryshmet, por besoj se ia kemi rritur vlerën kësaj deklarate. Ishte një deklarate që synon një marrëveshje për kufirin detar me Shqipërinë. Por sipas meje, nuk ka përpjekje për një marrëveshje të fshehtë”. – tha ai.
“Atë që doja nga qeveria është që të dalin e të flasin më tepër në aspektin teknik, t’i thuhet shqiptarëve se ku kanë mbetur negociatat, normalisht aq sa mund të thuhet. Ka dalë kryeministri, por tani duhet të dalin ekspertët që të qartësojnë publikun”. – vazhdoi tutje ai.
Sipas tij, është e domosdoshme që të krijohet një tjetër grup negociator, “me profesionistë gjithëpërfshirës. Të jenë persona me dinjitet profesional që të mbrojnë çështjen deri në fund”, – tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post