Mediat greke shkruajnë se me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia po i dërgon një mesazh direkt e “në të gjitha drejtimet Turqisë, e cila vijon me veprimet e saj provokuese edhe pas Samitit të Dhjetorit, duke zbatuar Dekretin Presidencial”.
Sipas mediave greke, ky është një akt që e sjell vendin një hap më pranë përfundimit të procesit për zgjerimin e zonës bregdetare 12 milje detare në Jon.
Duke cituar burime qeveritare, mediat raportojnë se “Greqia nuk ka frike që të zbatojë dhe ushtrojë të drejtat e saj, kur e gjykon të përshtatshme në shkallë vendi”.
“Sipas një njoftimi përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit.”
“Ky është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim i cili është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.”
“Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare,” citohet të ketë njoftuar Ministria e Jashtme e vendit.
“Greqia është e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” përfundon deklarata.
Diskutime rreth kësaj post