Sa i takon hetimit të krimeve zgjedhore nga SPAK, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se edhe nëse futen në burg mbi 40 mijë komisionerë dhe numërues, kjo nuk e zgjidh rezultatin zgjedhor.
Përkundër kësaj, ai nxit organet e hetimit të çojnë për ndjekje penale personat që kanë kryer shkelje ligjore gjatë procesit zgjedhor.
Deklarata e Manjanit:
“Ndjekja penale nuk ndryshon rezultatin zgjedhor. Edhe sikur të fusin në burg 40 e ca mijë komisionerë dhe numërues nuk e zgjidh rezultatin zgjedhor. Rezultatin zgjedhor do të duhet ta konfirmojë KQZ dhe mbi të është Kolegji Zgjedhor, këto janë dy procese të ndara. Pastaj shkelësit e ligjit, me ato videot që kanë dalë në publik, nuk ka shkencë të madhe. Prokurori mund të marrë videon, mund të sekuestrojë dhe materialet zgjedhore të asaj kutie zgjedhjesh, ti verifikojë dhe hetimi është i bërë. Ata që e kanë bërë këtë punë mund ti nënshtrohen ndjekjes penale por nuk është se detyrimisht mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Manjani për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post