• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Godina e vjetër e UKT-së i lë vendin ngritjes së një shkolle të re në Tiranë, Veliaj: Është kantieri i 20-të, super lajm për zonën e Medresesë

22 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Njësinë 8 ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, në të njëjtën hapësirë kur dikur ekzistonte një shkollë, e cila më vonë ishte kthyer në zyra për administratën e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës. Pas dëmtimit që pësoi edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kjo godinë do t’i lërë vendin një shkolle moderne, aq të domosdoshme për zonën, e cila është mbipopulluar vitet e fundit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti.

“Ky është kantieri i 20-të i shkollave në Tiranën e madhe, – disa prej tyre janë në zonat rurale, e disa të tjera janë këtu, në zonat urbane, – por, për Njësinë 8, sidomos për zonën e Medresesë, ku ndodhet kryqëzimi më i ngarkuar në Tiranë, siç është zona e 5 Majit, ndërtimi i një shkolle të re është super lajm. Ndërtimi i saj ka qenë kërkesë e hershme e Njësisë 8, e cila është rritur shumë vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një shkollë nga kjo anë e unazës dhe një tjetër, shkollën “Kiço Blushi”, në anën e re të Njësisë 8, ku është vendosur popullsia pas viteve ‘90,” – u shpreh kryebashkiaku. Ai nënvizoi faktin se kjo godinë, e cila dikur shërbente si shkollë, nuk u pa kurrë e arsyeshme nga administrata e kaluar për të shërbyer në funksionin e saj, përkundrazi, ambientet e saj u përdorën nga ndërmarrja e Ujësjellësit, e cila sot është zhvendosur.

“Fillimisht zyrat e UKT-së ishin destinuar për shkollë. E dini vetë mentalitetin e Saliut dhe të Lulit – gjej hapësirë dhe improvizo zgjidhje – dhe nuk u bë kurrë shkollë, por u përdor nga UKT-ja për disa vite. Nuk shoh asnjë arsye përse një kompani, si UKT-ja, të zaptojë një shkollë. Kjo është arsyeja përse UKT-në e kemi çuar në një ndërtesë tjetër, teksa ndërtohet zyra e re e UKT-së, kurse këtë hapësirë po e rikthejmë në destinacionin fillestar, e cila ka qenë shkollë. Improvizime “alla Sali”, që kap shkollë dhe ktheje në zyra kompanish, janë një kulturë që i përket të kaluarës. E ardhmja është e fëmijëve, që duhet të kenë hapësirat e tyre, në vendet më të mira, kurse kompanitë, që kanë mundësi të marrin me qira apo të ndërtojnë godinat e tyre, duhet ta bëjnë vetë këtë, në mënyrat që përcakton ligji, dhe jo duke zaptuar një shkollë,” – deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh se shkollat janë prioriteti kryesor i bashkisë. “Është lajm i mirë sepse sa herë hapet një shkollë, mbyllet o një burg, o një televizion trafikantësh, o një portal që vë gjoba. Kur njerëzit dinë, njerëzit bëjnë! Kur njerëzit s’dinë, vënë gjoba, merren me krime, apo përfundojnë në burg. Është një lajm i mirë për gjithë komunitetin e kësaj zone sepse mbyllen gjithë ato veprimtari të tjera të paligjshme dhe të padobishme. Mbaj mend, sa herë kam ardhur këtu, i gjithë tregu në rrugë. Ne nuk mund të kemi edhe treg, edhe shkollë. Nëse ne themi që shkolla është tempulli i dijes, nuk mund të jemi i njëjti komb që thotë “do shtrihemi të gjithë përtokë dhe do shesim presh nëpër shkolla”. Fatmirësisht, njësia ka tregun e saj, edhe në fillim të rrugës, ka edhe Pazarin e Ri; pra në të dy skajet e njësisë ka tregje, ku mund të shesin të moshuarit, fëmijët, mund të shesin fiq, peshk e çfarë të duan, por një metër mbi sipërfaqen e tokës dhe jo në tokë, jo në hapësirat e shkollave, jo në trotuare. Për sa kohë që secili respekton hapësirën e tjetrit dhe jeton edhe ai që do të shesë në treg, edhe ai që do të çojë fëmijën në shkollë, atëherë jemi qytet me norma, qytet perëndimor,” – u shpreh Veliaj.

Paraardhëse

Ylli Manjani bën deklaratën e papritur: Nxirrini njerëzit nga burgu se rrinë kot aty

Pasardhëse

Rama njoftoi lajmin para Komitetit se shtyhet me 1 orë muzika në lokale. Zv.ministrja Tomini zbulon bisedën me kryeministrin

Pasardhëse

Rama njoftoi lajmin para Komitetit se shtyhet me 1 orë muzika në lokale. Zv.ministrja Tomini zbulon bisedën me kryeministrin

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.