Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër presidenti Ilir Meta në lidhje me lajmin mbi humbjen e gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.Rama thotë se beteja me sipërmarrësin vazhdon, teksa nuk i ka kursyer akuzat ndaj Metës që e quan sharlatan.
Deklarata e Ramës:
‘Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!’-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post