Menjëherë pasi Gjykata e Tiranës e dënoi me 500 mijë lekët gjobë, pas padisë së ngritur nga kryeministri Edi Rama, ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka ironizuar vendimin e Gjykatës. Ish-kryeministri ka publikuar një foto të modifikuar të dy hajdutëve tek filmi ‘I vetëm në shtëpi”, fytyrat e të cilëve i ka zëvendësuar me atë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj.
“Të vetëm në kryeministri”, shkruan Berisha në përshkrimin e fotos.
Kujtojmë që padia ndaj Berishës është një nga 10 paditë që Rama ka bërë 4 muaj më parë.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, dhe pikërisht për këtë akuzë është paditur. Mes të tjerash, Berisha deklaronte se Rama po u shiste detin grekëve.
Në total, Rama ka deklaruar më herët se ka depozituar në gjykatë 40 padi ndaj opozitës për shpifje të artikuluara nga deputetë të opozitës, tashmë të dorëhequr.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post