• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Gjuha politike e Ramës e padenje për një shtetar”, Berisha për deklaratat e kryeministrit në Bruksel: Turpëruese

25 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilëson të papranueshme dhe të padenjë për një shtetar gjuhën politike të kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Duke nisur nga deklaratat e tij, pas refuzimit për çeljen e negociatave mes Shqipërisë e BE-së, Berisha shkruan se përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

Sipas tij, hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në “interes” të Kosovës ndërkohë që vëllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të “Ballkanit te Hapur” idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij..

POSTIMI I PLOTË:

“Gjuha politike e Rames e padenje per nje shtetar. Ajo turperon dhe ka kosto per vendin dhe çdo shqiptar.

Te dashur miq, nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e padenje dhe ordinere.

Gjuha politike e papranueshme e Ramës, e paprecedent dhe e papërgjegjshme, si e asnjë kryeministri tjetër ne Europe e përdorur në Samitin e BE-së, si dhe sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Bullgarisë, deshmojne një sërë problemesh thelbësore për figurën dhe qeverisjen e tij:

1. Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente ne Bruksel dhe Washington si lideri me i dobet ne Europe, është një politikan inferior, politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili perpiqet te zëvendësoje mangesite e medha here me veshje bizare per protokollet zyrtare dhe here te tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.

2. Arroganca dhe injoranca e Ramës e nxjerr zhveshur nga kostumi politik, dhe, siç e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.

3. Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Kete ai perpiqet te mbuloje duke terhequr vemendjen me gjera te tjera.

4. Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje te lira ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që ka sjellë në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Rames iu refuzua për të treten herë hapja e negociatave

5. Bullgaria as që nuk do tja dijë për demagogjinë dhe katalogjet me piktura që Rama shpërndan nëpër takime lart e poshtë, prandaj edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë del me deklaratë publike kundër qëndrimeve të Ramës në Bruksel.

6. Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë ne Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

7. Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në “interes” të Kosovës ndërkohë që vllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të “Balkanit te Hapur idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

8. Rama është politikani më i paditur, me i deshtuar në historinë e tranzicionit shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë.”, ka shkruar Berisha.

Paraardhëse

“Mazhoranca juaj është njollosur nga disa skandale”, gazetarja franceze ia plas në sy Ramës, ja si reagon ai

Pasardhëse

Sezoni turistik godet monedhën europiane, euro arrin në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Pasardhëse

Sezoni turistik godet monedhën europiane, euro arrin në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Të gjithë në nominim përveç Kristit, ky është banori që la përfundimisht shtëpinë e BB VIP2

Nga lajme5
7 February, 2023
0

Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2” është Amos Muji Zaharia. Aktualisht...

Babai ‘bën për ujë të ftohtë’ Amosin: Ti nuk vret dot një mizë, na tregon barcaleta horror

7 February, 2023

“Ai më ka frikë, se nuk ka asnjë armë përballë meje”, Dea pretendon se Luizi ka frikë nga ajo, këngëtari i jep përgjigjen që nuk e priste

7 February, 2023

“Jam shumë e lumtur për zgjedhjen time”, Dea Mishel habit me deklaratën ndaj Luizit: E kam parë si të plagosur

7 February, 2023

Kjo nuk pritej, çfarë masash mori ‘Vëllai i Madh’ për opinionisten? Zhaklina sqarohet përfundimisht për shantazhin nga burri i Oltës

7 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.