Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka disa publikuar fotot dhe akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka urdhëruar së mësueset të vijë në takimet elektorale të tij
Në një postim në facebook, Duma shprehet se KQZ duhet ta shohë me prioritet këtë rast, pasi mësuesit që duhet të jenë frymëzimi i dijes dhe lirisë njerëzore, sipas saj “janë vetë të dhunuar nga kërcënimi i rishfaqjes së demonëve të së keqes”.
Postimi i plotë:
“Mësuese, gra e nëna, nën presion nga Erion Veliaj!
Në foto mësuese që i mbledhin për fushata në zyrat elektorale të PS, sepse kështu ka urdhëruar, në kundërshtim të çdo ligji, drejtuesi i fushatës të PS, Erion Veliaj! KQZ duhet ta shohë me prioritet këtë rast. Gjobitja më aq para sa i bën një pulovër Erion Veliajt, nuk është një zgjidhje reale për dinjitetin e marrë zvarrë të mësuesve në zonën e Kavajës.
Mësuesit, që duhet të jenë frymëzimi i dijes dhe lirisë njerëzore, janë vetë të dhunuar nga kërcënimi i rishfaqjes së demonëve të së keqes. Ja kështu përcillet e keqja! Si mund të edukosh, kur vetë dhunohesh e keqpërdoresh?!
Në Synej, në zyrat e Partisë Socialiste, drejtoresha e zyrës arsimore, drejtoresha e shkollës, kanë sjellë mësueset me siguri me detyrim, dhe zhvillojnë mbledhje partie. Portretet e mësueseve të ngjallin keqardhje, një “qeshje” e ngrirë prej zori që jep shfaqjen e detyrimit me të cilin i kanë sjellë.
Kjo mbledhje celulë e fshehtë, është prova e fushatës së pushtetit të ikur.
Keqardhje për mësueset, që në fakt duhet të bëjmë gjithçka t’i nderojmë dhe jo keqpërdorim.
Keqardhje e madhe që pamjen e nënës dhe edukueses shoh në këto foto sikletin dhe ngërçin..
Por, përpos keqardhjes, duhet të jetë e qartë që kushdo, nga drejtuesit, qofshin të vegjël a të mëdhenj, që i detyrojnë dhe i keqpërdorin vartësit, në cilëndo shkallë të hierarkisë, do të mbajë përgjegjësi të plotë deri në fund.
Në foto shihni Drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kavajë – Xhuliana Beu, Drejtoresha e shkollës në Synej Lirie Çaça.
Mësueset në vijim, për vërtetësi fakti i shënojmë vetëm inicialet sepse nuk meritojnë të përmenden ndërsa janë nën darën e dhunës; (M.M, D.V, I.C, E.M, L.L, I.Xh.)
Në 25 Prill Shqipëria Fiton!
Fiton e njerëzishmja, mësuesi jo vetëm do të paguhet më tepër, por do të jetë edukues i njeriut të lirë!” – shkruan Duma.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post