• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjobiteni nëse nuk e bëni: Në 2025, kush ka këtë pagë do deklarojë të ardhurat

8 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
959
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me mijëra të punësuar në vend nga viti i ardhshëm do të dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që gjatë këtij viti po paguhen me rrogë mujore mbi 100 mijë lekë, brenda 31 marsit të vitit të ardhshëm do të duhet që të dorëzojnë DIVA-n.

Ministria e Financave thotë se ulja e pragut që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave është masë pozitive që ndikon në zvogëlimin e evazionit, si dhe nxit deklarimin e pasurisë. Deri më tani deklaratën individuale të të ardhurave personale e kanë dorëzuar të gjithë ata individë që kishin të ardhura vjetore 2 milionë lekë, ose pagë mujore mbi 166 mijë lekë.

Por prej vitit 2023 me ndryshimin që pësoi ligji i tatimit mbi të ardhurat u vendos që do të zgjerohen fasha e qytetarëve që duhet të dorëzojnë këtë deklaratë. Dorëzimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë.

Deklaratat e DIVA-s të dorëzuara gjatë këtij viti, që janë për të ardhurat e 2023-shit, do analizohen deri në fund të dhjetorit të këtij viti, e do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar të ardhurat e deklaruara me pasurinë që disponon individi. Kjo strategji e ballafaqimit të pasurisë me të ardhurat e deklaruara do të përfshijë të gjithë individët që dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave thuhet në planin e veprimit të Ministrisë së Financave 2024-2027.

Aktualisht në vend janë mbi 130 mijë të punësuar që kanë paga mbi 95 mijë lekë në muaj, por ende nuk është konkluduar me numrin final se sa qytetarë do të dorëzojnë DIVA-n në vitin e ardhshëm.

Mbi 73 mijë persona kishin detyrimin të dorëzonin DIVA-n këtë vit, nga të cilët mbi 24 mijë qytetarë kishin mbi 2 milionë lekë të ardhura në vit, dhe 49 mijë të tjerë ishin të dypunësuar. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. /Shqiptarja

Paraardhëse

“Me ça merreni ju, nuk e kuptoj”/ Rama kritikon kryebashkiakët për përdorimin e fondeve, vlerëson Kamzën: Po gabova t’i jap fjalën Rakipit

Pasardhëse

Lulzim o pasha, kthehu se bëmë shaka

Pasardhëse

Lulzim o pasha, kthehu se bëmë shaka

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.