Mediat të cilat qëndronin para Kuvendit ditën e sotme për të transmetuar ‘live’ dy komisionet, atë të Ekonomisë dhe të Medias, janë gjobitur nga policia.
Kujtojmë që Kuvendi ndër vite nuk ka krijuar kushte për makinat e mediave, për këtë arsye makinat gjithmonë kanë qëndruar me mirekuptim jashtë Kuvendit për të transmetuar mediat.
Deputeti Flamur Noka nga komisioni i Ekonomisë denoncoi rastin teksa u shpreh se largimi i mediave nga para Kuvendit bëhet me qëllim për të mos transmetuar komisionet.
Diskutime rreth kësaj post