Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj dhe bashkëshortja e tij, Renata Rapelj Marmulaku ne programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi rrëfyen për herë të parë historinë e tyre të dashurisë.
Znj. Renata një vajzë më rrënjë shqiptare (babai nga Kosova dhe nena nga Sllovenia) prej 10 vitesh eshte e martuar me Z. Peter. Frut i dashurisë është vajza e tyre, e cila është shumë e lidhur, po aq sa prindërit, me tre vendet: Kosovën,Shqipërinë dhe Slloveninë.
Ambasadorin Peter duke qenë një master chef, Ermali e të degustojnë me bashkëshorten disa ushqime tradicionale shqiptare. Më e preferuara për ambasadorin ishin specat me gjzë, ndërsa për bashkëshorten zgjedhja ishte përshesh.
Ambasadorin Peter:
“Unë e kam të vështirë të zgjedh një, por mund të them e adhuroj gjizën”, tha ai, ndërsa Renata: “ Për mua është përsheshi”.
Në rubrikën”1 jetë, 5 këngë” çifti Rapelj kishin zgjedhur të pestën këngën e Rame Lahaj & Inva Mula, “Me lule t’bukura”. Bashkëshortja dhe ambasadori treguan se vajza e tyre pëlqen shumë këngën “Kuq e Zi” e cila e bën që ajo të kërcejë.
“Duket që e ka në gjak”, tha Renata.
<iframe width=”821″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/WQCEjMF04go” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
Diskutime rreth kësaj post