• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Gjithë arsyet, përse Hillary Clinton humbi zgjedhjet

9 November, 2016
në Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Se si ia doli Hillary Clintoni të humbte zgjedhjet, përballë një kandidati kaq përçarës dhe jopopullor sa Donald Trumpi, kjo është një pyetje që do i mbajë pa gjumë vëzhguesit dhe në agoni demokratët për një kohë të gjatë. Kur të kalojë tronditja e parë, disa grimca shpjegimi racional do të nisin të bëhen të dukshme.

Partitë që janë në pushtet, rrallëherë e mbajnë atë edhe pas tetë vitesh. George H. W Bushi pas Reganit ishte një përjashtim, por politika është bërë vazhdimisht më e polarizuar që atëherë, dhe lavjerrësi ka një zakon që vërtitet.

Sfida që Trumpi u bëri pritshmërive është bërë gjithashtu në vetvete, një lloj rregulli i artë në politikën amerikane, në 2016-ën. I konsideruar vazhdimisht i humbur gjatë zgjedhjeve brenda republikanëve, dhe vetëm rrallëherë i marrë seriozisht gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, ai megjithatë mishëron po atë humor kundër establishmentit politik, që e shtyu Britaninë e Madhe të dalë nga Bashkimi Europian dhe demokratët në 22 shtete të emëronin Bernie Sandersin. Duam apo jo, është një establishment, me të cilin Clintoni nuk mund të ishte më e afërt në mendjen e shumë votuesve.

Ekonomia

“Eshtë ekonomia, budalla”. Kjo është një frazë e pagëzuar prej këshilltarit të bashkëshortit të saj, James Carville në zgjedhjet e 1992 dhe në shumë drejtime, ajo duhej të kishte ndihmuar sërish demokratët në 2016-ën. Barack Obama ndihmoi që të nxirrte SHBA nga kriza financiare dhe ai ishte president gjatë një serie tremujorësh me rritje ekonomike.

Fatkeqësisht për Clintonin, shumë amerikanë thjeshtë nuk ndiheshin aq pozitivë. Nivelet e pagave në stanjacion dhe rritja e pabarazisë ishin simptoma të sëmundjes që u ndjenë prej shumë votuesve. Trumpi ia doli t’i bindë që të besonin se kjo shkaktohej prej marrëveshjeve të këqia tregtare dhe një ekonomi e korruptuar.

Pavarësisht se u shty në këtë drejtim nga Sandersi në zgjedhjet primare, Clintoni nuk gjeti asnjëherë një përgjigje të kënaqshme. Në rastin më të mirë tingëlloi jo bindëse; në rastin më të keq, cinike.

As socializmi dhe as predikimet protofashiste të Trumpit nuk ofruan alternativa koherente, por në fund të fundit, Clintoni nuk arriti të artikulojë një mbrojtje bindëse për kapitalizmin modern amerikan.

data-full-width-responsive="true">

Besimi

Një problem i madh që dëmtoi shumë pozicione të tjera politikash ishte një mungesë besimi. Fjalimet e paguar në Goldman Sachs dhe një rrjet i dyshimtë lidhjes biznesi me fondacionin e familjes bënë që shumë amerikanë të vinin në dyshim sinqeritetin e Clintonit, për çështjet e parave dhe shumë të tjera.

Manifestimi më ekstrem i kësaj, ishte fakti që deri dy ditë para zgjedhjeve, FBI po hetonte kandidaten demokrate, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ngritjes së një padie penale.

Boshllëk mesazhi

Nuk ndihmoi as fakti që Clintoni po “shiste” kryesisht veten e saj. Mesazhi më i fortë i fushatës ishte se vetëm ajo qe e kualifikuar për të qenë presidente. Kjo ishte kryesisht e vërtetë, sidomos nëse krahasohej me groteskun dhe të papërvojin Trump, por idetë e mëdha u lanë në sfond.

Dihet që mesazhet e fushatës janë shumë të rëndësishëm. “Shpresë dhe ndryshim” i Obamës u bë më shumë shpresë dhe më pak ndryshim. Megjithatë “Më të fortë së bashku”, mesazhi i Clintonit, nisi të marrë formë vetëm prej prirjeve përçarëse të Trumpit. Ishte tërheqës për shumë demokratë, si simbol i peshës që ata ndjenin se kishte fushata, por garantoi që beteja do të luftohej sipas kushteve të Trumpit.

Mes shumë kritikave, një vëmendje speciale me siguri do u kushtohet sondazheve, që shfaqnin një avantazh tre deri katër pikë të Clintonit.

Ky dështim pasqyron pjesërisht një industri të dështuar. Mbërritja tek një audiencë e madhe duke mos përdorur më telefonat fiksë, apo edhe celularët, ka shpënë në rezultate të gabuar kudo nëpër botë, kohët e fundit.

Por parashikuesit amerikanë të fatit ishin sidomos konfuzë prej demografisë së ngatërruar të zgjedhjeve të 2016. Trumpi në shumë drejtime ishte në të majtë të Clintonit për disa çështje ekonomike, me një joshje populiste për shumë votues të pavarur, e megjithatë analistët vazhduan të supozojnë që, nëse demokratët e regjistruar votonin herët, apo nëse u thoshin atyre që i pyesnin se do të shkonin të votonin, atëherë kjo ishte votë për Clintonin.

E gjithë kjo ndryshoi në 2016, një ground zero për një bombë politike, e cila do të thotë se harta elektorale e SHBA nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. /The Guardian – www.bota.al

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Edi Rama: Ja pse e sulomva Donald Trump

Pasardhëse

Obama uron Trump-in dhe e fton të vizitojë këtë javë Shtëpinë e Bardhë

Pasardhëse

Obama uron Trump-in dhe e fton të vizitojë këtë javë Shtëpinë e Bardhë

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 Prillit, Kryemadhi bën lëvizjen e fundit dhe ndan punët

Nga lajme4
21 January, 2021
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pasditen e sotme ka patur një takim me strukturat në Tiranë për të ndarë punët...

Kërkoi të largohej për pak kohë nga emisioni, Ledjana bën gjestin e papritur

21 January, 2021

Përdoreni në këtë mënyrë dhe çaj i dafinës me mjaltë do iu shëroj nga kolla dhe gripi

21 January, 2021

Taulant Balla nxjerr pamjet e rënda, akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën e Lulzim Bashën

21 January, 2021

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon në T III

21 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.