• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjermania jep lajmin e rëndësishëm për Shqipërinë, DW jep detajet

8 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por duhet të plotësohen edhe ca kushte.

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”. Kështu u shpreh të martën (08.12) në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai.

Brexiti

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje me Londrën për një Brexit me marrëveshje. “Ne duam një marrëveshje, po jo marrëveshje pavarësisht se cili do të ishte çmimi i saj”, theksoi Roth, para konsultimeve me homologët e tij në Bruksel, rreth kësaj çështjeje. Roth konfirmoi se në ditët në vijim në Bruksel për negociata do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili të hënën në darkë ka pasur një telefonatë 90-minutëshe me komisioneren e BE Ursula von der Leyen. Bëhet e ditur se negociatori i BE, Michel Barnier, e ka informuar Parlamentin Evropian se negociatat me Britaninë e Madhe do të zgjasin deri të mërkurën, por jo më gjatë.

Nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë marrëveshje, atëherë në vitin 2021 mund të ketë një dalje të Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje.

Siguria e demokracisë

Michael Roth tha se me kolegët e tij në Bruksel ka biseduar edhe për sigurinë e demokracisë në Evropë. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte “mbrojtja nga sulmet nga jashtë, në radhë të parë sa i përket lirisë së mediave”.

“Ne duhet të jemi të shumë të vendosur dhe të veprojmë së bashku kundër dezinformimit”, theksoi Roth duke shtuar se Komisioni i BE ka punuar së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha vendet, pra edhe nga Gjermania, për hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. “Ky është një hap shumë i mirë, sepse ne të gjithë duhet të dërgojmë një sinjal shumë të qartë ndaj armiqve të demokracisë në Evropë”, nënvizoi Roth./DW

Paraardhëse

Opozita në Venezuelë si Basha-Kryemadhi, Maduro fiton i vetëm zgjedhjet, SHBA nuk i njeh

Pasardhëse

Nuk ndalet Shqipe Hysenaj, thumbon drejtpërdrejt Bora Zemanin

Pasardhëse

Nuk ndalet Shqipe Hysenaj, thumbon drejtpërdrejt Bora Zemanin

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.