Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për ta kthyer atë në spital COVID2.
Manastirliu është shprehur se për shkak të rritjeve të numrit me të infektuar po merren masa duke e kthyer spitalin “Shefqet Ndroqin”, në Covid-2.
Sakaq, Manastirliu edhe një herë i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat.
Postimi i plotë:
“Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.
Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:
1.Mbani distancën
2.Vendoseni maskën
3.Ruani higjienën personale dhe kolektive”, – shkruan Manastirliu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post