Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë në qeverinë ‘Berisha’, Besnik Mustafaj ka dhënë një lajm të keq për Shqipërinë. Ai ka deklaruar se hapja e negociatave me BE do të shtyhet për vitin tjetër.
Sipas tij kjo vjen, pas veprimit të sotëm të Kuvendit për të rrëzuar dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Mustafaj parashikon se pas disa ditësh do të mblidhet Konferenca Ndërqeveritare për kalendarin e negociatave dhe do të shtyhet pasi Kuvendi nuk priti opinionin e Komisionit të Venecias duke dalë edhe kundër BE.
“U rrëzua dekreti i Presidentit Meta, që u hap rrugë rrugë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të hyjnë në fuqi, cili është komenti juaj, e prisnit?
Duke njohur Ramën e prisja. Duke njohur interesin e Shqipërisë nuk duhet të ndodhte. Meta u bë zëdhënës i një kërkese që erdhi nga opozita, që t’i dërgohet Venecias ligji për interpretim. Po të kemi parasysh që BE me komponentët kryesor reaguan duke i kërkuar Ramës të presë mendimin e Komisionit që do jepej në dhjetor, jo në mars.
Duke pasur parasysh interesin, shpresoja se nuk do ndodhte. Jemi para faktit të kryer. Pasojat janë shumë të dëmshme. Pas disa ditësh duhet të mblidhet Konferenca ndërqeveritare për kalenderin e negociatave, nuk do të ndodhë. Kjo është një arsye kryesore që tregon vullnetin. Rikompozimi i Gjykatës Kushtetuese është vullnet i kryeministrit. Por që të shtyhej votimi për të pritur Venecian është i tiji.
Reagimi është shumë i thjeshtë, do vijë dita që të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar, negociatat do shtyhen për vitin tjetër. Gjasat janë shumë të mëdha, uroj mos ndodhë. KE nuk të çon avion, si NATO, ai merr këto gjëra që ka në dorë. Janë vendet anëtare që kanë qëndrime individuale, edhe nëse KE është dashamirëse”, tha Mustafaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post