**Gërvalla pyetet për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së**
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar me rastin e trevjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë aktivitetit, Gërvalla është pyetur nga gazetari i **IndeksOnline** lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ministrja nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me këtë çështje, duke thënë se për tema të tjera do të flitet në një moment tjetër.
“**Sot është trevjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut. T’i lëmë temat e tjera për momente të tjera**”, është shprehur Gërvalla.
Ajo ka shtuar se pjesëmarrësit ishin mbledhur për të nderuar veprën e heroit të Kosovës, ndërsa për çështjet e tjera, sipas saj, do të ketë kohë për të folur.
“**Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaft kohë për të folur**”, ka deklaruar Gërvalla për IndeksOnline.





Diskutime rreth kësaj post