Genc Ruli ka treguar se si Sali Berisha erdhi në krye të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me këtë aspekt, Ruli pohoi se Berisha konkurronte me Gramoz Pashkon për të marr drejtimin e PD.
Pjesë nga intervista në studion e Opinion
Fevziu: Si shpjegohet dominimi që shumë shpejt mori Sali Berisha në Partinë Demokratike, kur kryetari i komisionit nismëtar ishete Hajdari. Por u deshën 2 muaj, që Berisha të vihej në krye të PD….
Ruli: Azem Hajdari qe tribun, njeriu që rrezatonte kurajon e krisur, një lloj thirrjeje që i duhej pjesës më të trembur të popullatës. Kur vinte puna tek lidershipi që duhej të rrezatonte edhe ide edhe karizëmn e bërjes së shndërrimit, si do të vijë ajo e nesërme, këtu duhej të hynin mendje më të maturuara dhe padyshim konkurronte Gramozi me Saliun.
Gramozi pati në fillesat e tij një përqëndrim më të madh, për faktin që njihej edhe nga shtypi ndërkombëtar, qoftë intervistat që e mernin, qoftë Zëri I Amerikës etj…Saliu vinte nga një traditë më shqiptare e ndërtimit të pushtetit, që nga njësia me e vogël tek familja, deri në njësinë më të lartë.
Gramozi ishte në një njësi më liberale. Kështu që vetvetiu Saliu ka një kuptim më të mirë se si gjestohet dhe si duhet rrezatuar pushteti. Njerëzit duan të gjejnë emëruesin e përbashkët tek lideri dhe kërkojnë një emërues të përbashkët. Në këtë aspekt tek Shqipëria e asaj kohe, figura më tradicionale, megjithëse intelektual i formuar, filloi të tingëllonte më i pëlqyeshëm, sidomos për prurjet e ndryshme që vinin në PD.
Gramzoi me aristokracinë intelektuale të tij, me padurimin dhe ngutjen që kishte dhe me një element që qe i natyrës së Gramozit…Nuk ishte shumë u disiplinuar me veten. Politika kërkon një disiplinë perfekte që duhet t’ja imponosh dhe vetes. Këto mund të kenë qenë ato rrjedhje të vogla që dora dorës, hija e tij po bëhej më e rëndë se hija e të tjerëve derisa u zyrtarizua në zgjedhje. Doli një farë balotazhi, qe dhe ndërhyrja e Neritanit dhe në këtë mënyrë u konfirmua Saliu.
Diskutime rreth kësaj post