Nga: Genc Gjokutaj
Sipas burimeve serioze, Rama është mërzitur shumë që në protestën e Opozites së Bashkuar nuk u thye asnjë xham!
Kështu që reagimi nr. 1 i parapërgatitur për tentativë të marrjes së pushtetit me dhunë, dështoi!
I ndodhur në këto kushte vendosi të përdorë planin 2, po të parapërgatitur: hapjen e të gjitha pusetave mediatike, duke nxjerrë në ekrane të gjitha fekalet politike!
Por, për shkak të erës së fortë që frynte në Tiranë, era e keqe që do të qelbte shqiptarët, u largua!
Jo zoti Rama! Mjaft më me manipulime! Herë tjetër kur të gjesh budallenj, na thirr t’i tallim bashkë!”
Post Scriptum: Seanca e parë e gjyqit popullor mbaroi!
Me sukses!
Të tjera seanca do të zhvillohen deri në shpalljen e Vendimit Përfundimtar, i cili sipas dispozitave proceduriale dhe zakonore nuk mund të ankimohet!
Diskutime rreth kësaj post