• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar, si kryetar i ri! Deputetët kërkojnë bashkimin e partisë

24 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka mbledhur sot kolegët në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të pranishëm janë rreth 18 deputetë, ndërsa bie në sy se Lulzim Basha nuk është në mbledhjen e sotme, ndoshta edhe për të shmangur përballjen me mediat.

Enkelejd Alibeaj, kryetari i dorëhequr i grupit, është parë të futet në mbledhje dhe ka thënë se çdokush ka të drejtë të rikandidojë për të marrë drejtimin e partisë. Në përgjigjen e tij, ai ju referua Bashës, pas pyetjes së gazetarëve.

“Kjo parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individuale. Kjo është ajo që kërkohet sot! Çdokush ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, kundër rikthimit të Lulzim Bashës është shprehur deputeti Dashnor Sula. Sipas tij, nëse ai rikthehet në krye të partisë atëherë konflikti mes dy grupimeve do të mbetet i hapur dhe rrjedhimisht do të ishte një zgjedhje e gabuar.

“Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD-së. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një zgjedhje gabim. Jam krenar që kam mbështetur kandidatin e primareve në Elbasan. Do mbështes çdo kandidat të opozitës. Kemi një përgjegjësi nga i pari tek i fundit”, është shprehur Dash Sula.

Deputetët e pranishëm në mbledhje:

Gazment Bardhi
Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Enkelejd Alibeaj
Orjola Pampuri
Selaudin Jakupllari
Jorida Tabaku
Qani Xhafa
Bledion Nallbati
Ferdinad Xhaferraj
Zheni Gjergji
Flutura Acka
Merita Bakiu
Andia Ulliri
Eralda Bano
Deputetët jo të pranishëm:

Helidon Bushati
Oriola Nebiaj
Agron Gjekmarkaj
Xhelal Mziu

Paraardhëse

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja, Ronaldo Sharka bën reagimin epik

Pasardhëse

I përmendën babain e ndjerë, Ronaldo Sharka “shpërthen” ndaj komentuesit: Kjo i kalon limitet

Pasardhëse

I përmendën babain e ndjerë, Ronaldo Sharka “shpërthen” ndaj komentuesit: Kjo i kalon limitet

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.