• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazment Bardhi kërkesë zyrtare SPAK-ut: Të hetohet Edi Rama, ja katër veprat penale që ka kryer

24 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e një ish zyrtari të lartë të FBI, i cili mes të tjerash akuzohet se ka marrë qindra mijëra euro nga një punonjës i sigurimit në Shqipëri në vitin 2017.

Në një postim në Facebook, Bardhi përmendi deklaratën e kryeministrit Rama kohë më parë, teksa thoshte se Charles McGonigal ishte miku i tij personal.

Deputeti demokrat ka bërë me dije se i është drejtuar ditën e sotme SPAK për nisjen e hetimeve për atë e quajti një organizatë kriminale e drejtuar nga kryeministri Rama.

Reagimi i plotë:

“Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, u arrestua në SHBA pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA.
Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politikë.
Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë :
1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;
2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;
3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.
SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë zyrtarisht të plotë dosjen dhe provat pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në SHBA. Drejtësia që hesht përballë fakteve është drejtësi e vdekur. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë një drejtësi që vepron ndaj kujtdo dhe që i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.”
– ka shkruar Bardhi.

Paraardhëse

Lulzim Basha takon kryetarin e Kuvendit të Kosovës: Mirënjohës ndaj partnerëve europianë dhe amerikanë për vëmendjen e shtuar për marrëveshjen me Serbinë

Pasardhëse

Ç’po ndodh? Auditim ndaj Lulzim Bashës, zbardhet ‘pyetësori’ i shpërndarë drejt deputetëve

Pasardhëse

Ç'po ndodh? Auditim ndaj Lulzim Bashës, zbardhet 'pyetësori' i shpërndarë drejt deputetëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

Nga lajme4
29 January, 2023
0

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Zemër Luana”, gjatë një loje ka krahasuar politikanët dhe njerëz të ekranit...

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023

Ish-banorja e BBV zbulon mesazhet me Kejvinën: Po marr veten nga traumat

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.