Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, gjatë një takimi që zhvilloi me demokratët e Gjirokastrës, tha se ky qytet po ‘lëngon’ nga varfëria dhe se e vetmja zgjidhje për të janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Bardhi e cilëson Gjirokastrën si një nga qendrat e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por që po vuan nga mungesa e investimeve dhe korrupsioni qeveritar.
“Qarku i Gjirokastrës duhet të ishte kryeqendra e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë e kanë trajtuar këtë zonë si të dorës së dytë. Në 6 vjet kjo qeveri ka tradhtuar interesat e qytetarëve, i ka varfëruar ata, i ka detyruar të largohen”, shkruan Bardhi.
Ai foli edhe për largimin e të rinjve si një fenomen që po rritet ndjeshëm dhe kjo do të sjell shkretimin e qyteteve dhe fshatrave, ndërsa premtoi se PD kur të vijë në pushtet do të ketë prioritet vetëm mirëqenien e tyre.
“Vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkretimin e mëtejshëm të qyteteve dhe fshatrave. Vetëm këtë vit në Universitetin e Gjirokastrës janë mbyllur 4 degë. Më pak të rinj që studiojnë do të thotë më pak zhvillim, më shumë emigracion. Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë. Qytetarët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajit meritojnë një qeveri që prioritet të vetëm ka mirëqenien e tyre”, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post