Ditën e sotme është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari nga Kuçova i prekur nga koronavirusi banues në Codogna, 43 vjeç, Itali. I shtruar në spital e të afërmit thonë se e ka kaluar virusin, por vazhdon të qëndrojë në spital.
“Konfirmohet rasti i një shqiptari me koronavirus në Itali. Kam pasur kontakt me të afërm të tij. Është nga Kuçova dhe banues në Codogna i cili për disa ditë është i shtruar në spital por familjarët më thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte e paevitueshme duke marrë parasysh se shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Situata është e vërtetë shqetësuese.
Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga kryeministri Conte. Janë masa drastike janë mbyllur të gjitha institucionet e kulturës, të gjitha objektet sociale dhe janë anuluar të gjitha eventet. Shihet mjaft qartë në rrugët italiane ku nuk ka qytetarë.
Italia e ka të pamundur ta përballojë duke marrë parasysh stafet mjekësore. Dita e djeshme ka shënuar pikun e të infektuarve ku janë regjistruar 1200, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 233. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse është firmosur me urgjencë dhe një dekret i ri masash”, tha Alba Kepi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post