Të ftuar në emisionin “Soirée’, gazetarja Erjona Rusi dhe bashkëshorti i saj Edmond Zalla folën rreth historisë së tyre të dashurisë. Ata kanë plot 18 vite bashkë dhe të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.
Ndër të tjera gazetarja dhe moderatorja e njohur Erjona Rusi ka rrëfyer premtimin që i ka dhënë bashkëshortit të saj, por që nuk mundi dot që ta mbante dhe pikërisht për këtë ajo i ka kërkuar falje publikisht.
“Ai donte 5 fëmijë në fillim, më pas u reduktua në 3, por përfunduam në 1. Ky është premtimi që unë vërtet e kam shkelur dhe e pranoj që jam bërë pishman. Madje kërkoj edhe falje publikisht. E pranoj që kemi bërë gabim që nuk kemi bërë një fëmijë të dytë shumë më përpara”, – është shprehur Erjona Rusi.
Diskutime rreth kësaj post