• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetarja britanike-Ramës: Më vjen turp nga mënyra si i trajtojnë shqiptarët, nuk jam krenare se nga vij

15 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në episodin e dytë të “I Love Albania”, kryeministri Edi Rama, ka pasur të ftuar gazetaren britanike Alice Taylor, e cila jeton në Tiranë prej 5 vitesh.

Ndër të tjera, ai e ka falenderuar gazetaren për mbështetjen që u ka dhënë emigrantëve në Angli.

Sakaq, kryeministri e ka pyetur Taylor, se çfaë nuk shkon më konkretisht me Britaninë.

Ajo nuk ka hezituar të flasë hapur, duke thënë se nuk e bën krenare fakti që është britanike.

Gazetarja ka theksuar se i vjen turp nga politikat britanike të emigracionit dhe mënyra si i trajtojnë të huajt.

“Ushqimi i tmerrshëm, moti i tmerrshëm. Qeveria nuk shkon. Retorika e tyre kundër shqiptarëve. Së pari, është e turpshme. Më vjen turp, kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit.

Më vjen turp nga mënyra si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënës së tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka lindur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme.

Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtë të kthejnë mbrapsht një qënie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje. Mendoj që është qesharake në momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak”, u shpreh Taylor.

Paraardhëse

Shkollat e reja, Veliaj: Saliut i bën shtëpia e tij 2500 euro metri katror

Pasardhëse

Sali Berisha dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapin sot zyrtarisht fushatën zgjedhore, në stadiumin “Air Albania”

Pasardhëse

Sali Berisha dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapin sot zyrtarisht fushatën zgjedhore, në stadiumin “Air Albania”

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.