Gazetari shqiptar që jeton në SHBA, Ilirjan Blloshmi ka dalë me një deklaratë të fortë.Ai bën të ditur se ka mësuar nga burime konfidenciale se ambasadorja Yuri Kim i ka thënë Presidentit Ilir Meta se ai është shpallur person ‘non grata’ në SHBA.Sipas gazetarit, ky vendim për Presidentin Meta, do të bëhet publik nga SHBA pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush i fiton ato.
Deklarata e Blloshmit:
“Tani po që e kuptoj Ilir Metën. Sipas burimeve kofidenciale, Ambasadorja Amerikane i ka thënë Ilir Metës se është shpallur Person “non grata” në USA. Vendimi do bëhet publik pas zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi kush i fiton ato”, shkruan Blloshmi.Gazetari i njohur shqiptar plas ‘bombën’, zbardh mesazhin që i ka dërguar Presidentit ambasadorja Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post