‘Mini-shengeni’ ballkanik i zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, pati mjaft reagime dhe kritika të forta në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, i cili për ti bërë qejfin mikut të tij serb, ashpërsoi gjuhën dhe fyeu liderët e Kosovës.
Lidhur me këtë gjuhë urrejtjeje të përdorur nga kryeministri Edi Rama, gazetari Agim Xhafka, i njohur për ironinë e fortë shkruan se nëse do të ishte gjallë Pandeli Majko, do e kishte kafshuar në vesh Edi Ramën.
Me postimin e tij Xhafka ironizon Pandeli Majkon i cili ka mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, dhe në atë periudhë betohej dhe stërbetohej se kosovarët do të kishin mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa prej dy ditësh hesht ndaj gjuhës së Ramës ndaj vëllezërve tanë.
Postimi i Xhafkës:
“Të ishte gjallë Majko do e kishte kafshuar në vesh Ramën për fyerjet ndaj Kosovës.”
Diskutime rreth kësaj post