Gazetari, Neritan Sejamini tha se nëse opozita do të vijë në pushtet, Tirana e ka vendosur këtë.Sipas tij, sondazhdet e publikuara deri tani nga Euronews Albania në bashkëpunim me MRB kanë dhënë një rezultat të përafërt në rang kombëtar, por jo në Tiranë, ku është vënë re në këto zgjedhje pjesëmarrja më e lartë në votime, por edhe përqindja më e madhe e mbështetjes për PD.
Deklarata e Sejaminit:
“Një gjë është e sigurt, tek Tirana kemi fitore kokën më kokë PS-PD. Madje, PD e ka kaluar PS si subjekt politik për nga përqindja, edhe pse ky kalim është më i vogël tek mandatet.
Përqindja e mbështetjes PD-LSI është shumë e madhe në krahasim me vendet që konvertohen në kuvend. Dhe jam i bindur që nëse opozita do të vijë në pushtet, Tirana e ka vendosur këtë. Edhe pjesëmarrja më madhe është në Tiranë. Nëse qeveria ka humbur Shqipërinë, humbja do të ketë emrin Tiranë”, tha Sejamini.
Diskutime rreth kësaj post