• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Gazeta serbe publikon 10 pikat e planit franko-gjerman: Prishtina dhe Beogradi i njohin njëra-tjetrës simbolet e dokumentet

22 January, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit të kaluar iu dorëzua versioni i fundit, i përditësuar i propozimit franko-gjerman për marrëveshjen bazë që synohet të arrihet shpejt.

Gazeta serbe, Danas raporton se e ka siguruar këtë propozim përmes rrugëve diplomatike. Aty, sipas gazetës thuhet se Kosova dhe Serbia nuk mund ta përfaqësojnë palë tjetër në sferën ndërkombëtare.

“Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thuhet shprehimisht në propozimin me dhjetë pika.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument, i cili tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, por themelimi i tij mund të konkludohet në mënyrë indirekte, përmes anëtarëve të tjerë.

Kështu, në pikën 10 shkruhet: “Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”.

Teksti i propozimit “europian” të “marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, 20.1.2023:

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë për ta ruajtur paqen;

Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Europë;

Duke kuptuar se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kushte themelore për paqen;

Duke vepruar në bazë të fakteve historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, përfshirë çështjen e statusit;

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunimin e partive në dobi të popullit,

Është rënë dakord për sa vijon:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’i njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Të dyja palët do t’i mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian.

Neni 6

Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do ta vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët bien dakord që në të ardhmen do ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Neni 7

Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Europës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese europiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë e qeverisë përkatëse.

Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9

Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe kontribuesve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme./express

Paraardhëse

“Mos na bëj drejtoreshën në shtëpi”, Brisida Shehaj tregon për ndarjen para një viti

Pasardhëse

E zbulon vetë presidenti Erdogan, ja kur do të mbahen zgjedhjet në Turqi

Pasardhëse

E zbulon vetë presidenti Erdogan, ja kur do të mbahen zgjedhjet në Turqi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

Nga lajme4
29 January, 2023
0

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Zemër Luana”, gjatë një loje ka krahasuar politikanët dhe njerëz të ekranit...

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023

Ish-banorja e BBV zbulon mesazhet me Kejvinën: Po marr veten nga traumat

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.