Vijon edhe sot shembja e banesave dhe objekteve të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit. ABC news raporton se ekspertët kanë parë të nevojshme edhe shembjen e një tjetër pallati në Durrës.
Sipas raportimit shembja e këtij pallati do të bëhet me lëndë plasësse (tritol). Në zonën ku ndodhet pallati kanë mbërritur forcat xhenio ku kanë bërë rrethimin e zonës ku do të kryejnë shpërthimin.
Mësohet se do të mbërrijnë ekspertë të tjerë të huaj për të kontrolluar gjithë zonën e prekur nga tërmeti.
Diskutime rreth kësaj post