Boiken Abazi, drejtuesi i Levizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, ka mbledhur firmat e nevojshme që i duhen një kandidati të pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 Prill.
Pas mbledhjes së firmave, Abazi i ka dorëzuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje do të vazhdojë të mbledhë firmat për dy kandidatët e tjerë, liaz Shehun në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër
Njoftimi i Vetëvendosjes:
Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret. Me idealet më të sinqerta për kombin e shoqërinë tonë, për drejtësi e zhvillim ekonomik, do të vazhdojmë aktivitete gjithnjë e më intensive. Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e Boiken Abazi”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post