Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Elbasani ku ka prezantuar kandidaten për deputete Mimoza Trimi, u ndal edhe te videoja që solli reagime disa ditë më parë, ku ajo shfaqej teksa fuste 12 ballokume në furrë, dhe më pas nxori 6.
Kryemadhi tha se i bënë në shtëpinë e kandidates për deputete dhe sqaroi se ishte vajza e saj që u sugjeroi t’i ndanin në dy tepsi. Por megjithatë këtu shtoi se me atë video çanë rrjetin.
“Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote çamë rrjetin. I ndamë në dy tava. Sipas gojëdhënave dolën shumë të mira. Do bëjmë prapë që ti fusim gjashtë dhe të nxjerrim gjashtë, të mos na fusë Marta duart te tepsia”, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post