Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se protesta e sotme ka provuar që opozita nuk trembet. Basha tha se fundi i Ramës do të jetë dërrmues, teksa ri premtoi ndërtimin e TK. Rrugës për t’u kthyer në selinë blu, Basha foli për gazetarët dhe u shpreh:
“Opozita do të jetë në krah të qytetarëve. Siç e patë sot dhe e pa e gjithë Shqipëria, frika ndaj barbarisë do të shuante protestën. Ka 7 vite që luan me fatin e tyre dhe Kushtetutën e vendit.
Fundi do të jetë i shpejtë dhe dërrmues. I qëndroj kontratës me aleancën për të rindërtuar teatrin. Përgjegjësit do të çohen para ligjit.” tha Basha.
I pyetur prej gazetarëve se a do të lejohet ndërtimi i Teatrit të Ri nga opozita, Basha tha: “Milionat e eurove nuk do t’i gëzojnë ta dish këtë. Shqiptarët do të bashkohen. S’do të ketë më një aferë tjetër. Bashkë me betejën për demokraci do t’ju rikthejmë shqiptarëve paratë e tyre.”
Sot u zhvillua për gati 2 orë protesta para Ministrisë së Brendshme. Protesta erdhi një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, pas një beteje gati 3-vjeçare, qeveri-Aleancë.
Historia tregoi që fitoi kryeministri Edi Rama dhe godina e TK u shemb. Sakaq, në përfundim të protestës, AMT njoftoi një protestë tjetër ditën e mërkurë në orën 17:30. Basha premton rindërtimin e tanimë mbetet të shihet vijimësia e aksionit opozitar.
Diskutime rreth kësaj post