Fenomeni i shitjes dhe blerjes së votës është një fenomen i zakonshëm në Shqipëri. Por banorët e fshatit Bartanesh në Krujë kanë dalë hapur dhe kanë rrëfyer se si e shesin votën, sa dhe pse.
Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë.
Ata pohojnë se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat, shkruan Fiks Fare.
Grupi i xhirimit udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij.
Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.
Deklarata e parë
Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek.
Vijnë për votat?
Po na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për ti dhënë votën PS.
Pse e shite votën?
Unë nuk ja kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor.
Deklarata e dytë
Ju zotëri ju kanë dhënë 50 mijë lekë për zgjedhje?
Po, gjithë fshatit.
Po më përpara kish ka fituar?
PD
Ata ju dhanë lekë?
Po edhe ata.
Dmth kush vjen këtu jep 50 mijë lekë dhe fiton?
Po.
Pse e lejoni të bliheni me 50 mijë lekë?
E bëjme prej hallit. S’kemi cfarë të bëjmë, skemi ku të jetojmë.
Deklarata e gruas së moshuar:
Nuk ka bletë aty në koshere?
Jo
Po pse cfarë ka ndodhur?
Për zotin tashi mo, unë ja kam lënë drogës.
Diskutime rreth kësaj post